Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërtojnë ‘Kupolën e Artë’, e cila synon të kundërshtojë kërcënimet ajrore të "gjeneratës së ardhshme" ndaj SHBA-së, duke përfshirë raketat balistike dhe ato të lundrimit.
Por sipas mediave të huaja, Koreja e Veriut ka kritikuar planin e SHBA-së për një mburojë raketore futuriste "Kupola e Artë", duke thënë se kjo mund ta "kthejë hapësirën në një fushë të mundshme lufte bërthamore".
Sistemi mbrojtës, të cilin Presidenti Donald Trump planifikon ta zbulojë deri në fund të mandatit të tij, synon të kundërshtojë kërcënimet ajrore të "gjeneratës së ardhshme" ndaj SHBA-së, duke përfshirë raketat balistike dhe ato të lundrimit.
Ministria e Jashtme e Phenianit e kritikoi planin si "kulmin e vetëdrejtësisë dhe arrogancës", raportuan mediat shtetërore.
Ajo akuzoi Uashingtonin se është “i vendosur të militarizojë hapësirën e jashtme” dhe paralajmëroi se plani mund të shkaktojë “një garë globale të armatimeve bërthamore dhe hapësinore”.
Koreja e Veriut e konsideron Uashingtonin një armik dhe ka dënuar vazhdimisht stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut, shkruan A2 CNN.
Pheniani ndoshta e sheh Kupolën e Artë si një kërcënim që mund të "dobësojë ndjeshëm" arsenalin e saj bërthamor, tha për agjencinë e lajmeve AFP Hong Min, një analist i lartë në Institutin Korean për Unifikimin Kombëtar.
"Nëse SHBA-të e përfundojnë programin e tyre të ri të mbrojtjes nga raketat, Veriu do të detyrohet të zhvillojë mjete alternative për ta kundërshtuar ose depërtuar atë", tha ai më tej, shkruan A2 CNN.
Në vitin 2022, Veriu miratoi një ligj duke e shpallur veten shtet me armë bërthamore dhe ka testuar një sërë raketash balistike dhe lundrimi vitet e fundit. (A2 Televizion)