Koreja e Veriut teston një raketë balistike të aftë për të goditur SHBA-në

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2023, 07:50 | Bota

Koreja e Veriut teston një raketë balistike të aftë për

Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike ndërkontinentale në Detin e Japonisë, një veprim ky që fqinjët e saj e cilësuan si kërcënim për paqen ndërkombëtare.

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes japoneze, raketa është e aftë për të udhëtuar më shumë se 15 mijë kilometra dhe për rrjedhojë të arrinte të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara.

“Raketa balistike e klasit ICBM e lëshuar këtë herë, nëse llogaritet në bazë të trajektores, në varësi të peshës së kokës, mund të ketë një rreze fluturimi mbi 15.000 km”, tha Shingo Miyake, zëvendësministri parlamentar i Mbrojtjes japoneze.

Raketa fluturoi një distancë prej rreth 1000 kilometrash, përpara se të binte në Detin e Japonisë, por "sipas llogaritjeve të bazuara në trajektoren e saj dhe në varësi të peshës së kokës së saj, ajo mund të ketë aftësinë" për të arritur në SHBA.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, i cili thirri një takim të Këshillit të tij të Sigurisë Kombëtare, dënoi lëshimet si "jo vetëm një shkelje të qartë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por edhe një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e rajonit".

Koreja e Jugut tha se lëshimet ishin "një provokim i rëndë" që kërcënonte paqen ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos