Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbyten dhjetëra emigrantë

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2023, 09:32 | Bota

Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbyten dhjetëra emigrantë

Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar së fundmi në Mesdhe, bën me dije Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Mësohet se një varkë me emigrantë e nisur nga Libia drejt Italisë është përmbysur në mes të detit, duke iu marrë jetën të paktën 61 personave, mes të cilëve gra dhe fëmijë.

Të mbijetuarit në këtë tragjedi tregojnë se në momentin e mbytjes në anije ishin 86 persona. Ata rrëfejnë se mjeti lundrues u përballë me dallgë të forta disa milje pasi u largua nga Zuëara, në bregun veriperëndimor të Libisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos