Koreja e Veriut teston raketa para vizitës së Trump në Korenë e Jugut

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 07:37 | Bota

Koreja e Veriut teston raketa para vizitës së Trump në

Koreja e Veriut kreu një provë rakete tokë-det pranë bregut të saj perëndimor, përpara vizitës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Korenë e Jugut, raportuan mediat shtetërore të Phenianit.

Raketat u lëshuan vertikalisht dhe fluturuan për më shumë se dy orë.

Agjencia e lajmeve KCNA sqaroi se prova u mbikëqyr nga Pak Jong Chon, nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Koresë së Veriut, dhe jo nga Kim Jong-un, të cilin Trump ka shprehur interes ta takojë këtë javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos