All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Korrupsioni “kalb” Ukrainën, zhduken 40 milionë dollarë, Kievi do blinte armë me paratë

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 11:40 | Bota
All - Paragraf - 1

Korrupsioni “kalb” Ukrainën, zhduken 40 milionë

Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes së Kievit dhe biznesmenët ukrainas përvetësuan 40 milionë dollarë të destinuara për blerjen e armëve në fillim të luftës së nisur nga Moska. Këtë e ka zbuluar SBU, agjencia kryesore e inteligjencës dhe sigurisë e vendit.

All - Paragraf - 3

Keqpërdorimi ndodhi në gusht të vitit 2022, gjashtë muaj pas nisjes së tentativës së Rusisë për pushtimin e vendit.

Paratë do të përdoreshin për blerjen jashtë vendit të 100 mijë predhave, por që nuk u dorëzuan kurrë. Konfirmimi ka ardhur përmes një deklarate të inteligjencës ukrainase.

Kohëve të fundit ka pasur mjaft kritika në drejtim të udhëheqësve të vendit, veçanërisht në Ministrinë e Mbrojtjes, kundër së cilës janë ngritur dyshime të mëdha për shpërdorim fondesh dhe mbifaturim të blerjeve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos