Delegacioni rus ka mbërritur në Stamboll dhe është "gati për punë serioze profesionale", thotë një ndihmës i Kremlinit i cili ndodhet në qytetin turk për bisedimet dypalëshe me Ukrainën.
Sipas mediave të huaja, Vladimir Medinsky do të kryesojë delegacionin, shkruan A2 CNN.
Pjesë e delegacionit rus do të jenë gjithashtu:
Mikhail Galuzin, zëvendësministër i Jashtëm.
Igor Kostyukov, drejtor i inteligjencës ushtarake ruse, i njohur si GRU, ose më së fundmi thjesht GU.
Alexander Fomin, zëvendësministër i mbrojtjes i cili mori pjesë në bisedimet e vitit 2022 për Ukrainën.
Ndërkohë, Kremlini thotë se Presidenti rus Vladimir Putin aktualisht nuk ka plane për të shkuar në Stamboll për bisedime paqeje.
Ky informacion vjen pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se do ta priste atë në Ankara ose do të udhëtonte për në Stamboll për ta takuar.
Oferta e udhëheqësit ukrainas erdhi pasi Putini bëri bujë fundjavën e kaluar kur bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën.
Por mbrëmë u konfirmua se udhëheqësi i Kremlinit nuk do të merrte pjesë në bisedimet e paqes sot.
(A2 Televizion)