Kremlini ka thënë se një përparim i forcave ruse drejt rajonit të Dnipropetrovskit të Ukrainës është pjesërisht i motivuar nga dëshira për të krijuar një "zonë tampon" në vend.
Sipas mediave të huaja, Rusia tha dje se forcat e saj kishin përparuar në kufirin e rajonit lindor-qendror të Ukrainës, i cili është mbajtur plotësisht nga Ukraina për pothuajse të gjithë luftën deri më tani.
I pyetur nëse avancimi ishte projektuar për të krijuar një zonë tampon, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Pa dyshim që kjo është pjesë e saj.”
Kujtojmë se Ukrainë tha se Rusia nisi gjatë natës bombardimin më të madh në vend, që nga fillimi i luftimeve. (A2 Televizion)