Referendumi mbi lehtësimin e rregullave për marrjen e shtetësisë në Itali dhe për mbrojtjen e punëtorëve po shkon drejt dështimit.
Janë rihapur sërish kutitë e votimit në ditën e dytë, ndërsa do të mbyllen në orën 15 të pasdites së sotme. Pjesëmarrja gjatë të dielës ishte vetëm 22.7 për qind, shumë larg kuorumit të nevojshëm me 50 për qind.
Në këtë bojkot ka ndikuar dukshëm thirrja e qeverisë dhe e partisë së kryeministres Meloni për të mos marrë pjesë në referendum.
Sa i përket shtetësisë, italianët iu përgjigjen pyetjes nëse mbështesin reduktimin e periudhës së rezidencës së kërkuar për të aplikuar për shtetësi italiane në 5 vite. Një qytetar i një vendi jo anëtar të BE, pa martese apo lidhje gjaku në Itali, duhet aktualisht të jetojë për 10 vite në vend para se të aplikojë për shtetësi, një proces që mund të marrë vite të tjera.
Mbështetësit pretendojnë se reforma mund të prekë rreth 2.5 milion shtetas të huaj që jetojnë në vend, shumica e te cilëve shqiptarë, e do të vendoste ligjin për shtetësinë në Itali në një linjë me ato të vendeve të tjera europiane si Gjermania dhe Franca.
Masa u propozuar nga sindikata kryesore italiane dhe partitë opozitare të së majtës. (A2 Televizion)