Krenaria 500-vjeçare angleze blihet nga miliarderi çek

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 11:01 | Bota

Krenaria 500-vjeçare angleze blihet nga miliarderi çek

Pronari i Postës Mbretërore të Anglisë ka pranuar një ofertë prej 3,57 miliardë paundësh për t’ia shitur kompaninë miliarderit çek Daniel Křetínský. Kjo do të kalonte për herë të parë “në duar të huaja” një prej institucioneve më të vjetra të Britanisë së Madhe.

Kompania që ka në pronësi Postën Mbretërore, International Distribution Services, deklaroi të mërkurën se do ta shiste atë të Grupi EP në pronësi të Křetínský-t.

Që prej vitit 2023, kur Posta Mbretërore u privatizua, kompania ka pësuar rënie të kërkesës për shërbimet e saj dhe ka regjistruar humbje rekord prej 348 milionë paundësh në vitin e fundit financiar.

Ndryshimi i pronësisë vjen në një moment kyç për Mbretërinë e Bashkuar, pak javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që mbahen më 4 korrik. Sipas CNN, ky transaksion do të kalojë në filtrat e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e qeverisë së re britanike, që sipas sondazheve do të jetë laburiste, për herë të parë prej vitit 2005.

Ende pa i fituar zgjedhjet, zëdhënësi i Partisë Laburiste për Biznesin, i ka kërkuar grupit të miliarderit çek që të japë garanci se do të mbajë të pandryshuar selinë qendrore të kompanisë, duke mos e nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar dhe se do të punojë ngushtë me sindikatën e punonjësve.

Miliarderi çek nuk është personazh shumë publik në Çeki. Ai është pasuruar përmes një “perandorie” me kompani që veprojnë në fushën e energjisë, shitjeve me pakicë dhe klubeve të futbollit. Sipas “Bloomberg”, pasuria e tij vlerësuar të jetë 7,7 miliardë dollarë. Ai zotëron gjithashtu 27% të aksioneve të klubit anglez të futbollit, West Ham United. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos