Qeveria amerikane "nuk i mbyll sytë" ndaj viktimave civile në Rafah, por vazhdon të mbështesë Izraelin. Deklarata është bërë nga Shtëpia e Bardhë dhe vjen pas bombardimeve izraelite, të dielën mbrëma.
"Ne nuk po bëjmë një sy qorr", siguroi John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidencës së SHBA-së, gjatë një konference, kur u pyet se sa "kufoma të djegura" do të duheshin që presidenti Joe Biden të ndryshojë politikën e tij ndaj Izraelit.
"Nuk mund të flas për një ndryshim në politikë" për shkak të "goditjes së të dielës", sqaroi Kirby, duke iu referuar mbështetjes së palëkundur amerikane për aleatin kryesor të Uashingtonit në Lindjen e Mesme.
Joe Biden e ka paralajmëruar publikisht Izraelin kundër nisjes së një sulmi tokësor në shkallë të gjerë në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, një enklavë palestineze që ka pësuar shkatërrim masiv pas gati tetë muajsh luftë me Hamasin.
Palestinezët denoncuan masakrën pasi Izraeli bombardoi një kamp refugjatësh në Rafah vrau 45 njerëz dhe plagosi 249 të tjerë. Këtë sulm Netanyahu e quajti një "aksident tragjik". (A2 Televizion)