Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet flotës së Forcave Ajrore

Nga A2 CNN
10 Prill 2025, 13:13 | Bota

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

Forcat Ajrore të SHBA-së e quajnë atë "Frankenjet", një luftëtar stealth i bashkuar nga pjesët e dy F-35-ve të shkatërruar në aksidente ajrore, që tani është rikthyer në detyrë dhe gati për luftë.

“‘Frankenjet’ është plotësisht operacional dhe i gatshëm për të luftuar", u tha të mërkurën në një raport nga Zyra e Programit të Përbashkët të Ushtrisë F-35 (JPO).

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

Avioni luftarak i ricikluar e ka origjinën në vitin 2014, kur një F-35A gati të ngrihej në një mision stërvitor nga baza e Forcave Ajrore Eglin të Floridas pësoi "dështim katastrofik të motorit".

Avioni, i njohur si AF-27, gjithashtu pësoi dëmtime të mëdha në pjesën e pasme të tij.

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

“Pjesët e një krahu të rotorit të thyer të motorit prenë kutinë e ventilatorit të motorit, hapësirën e motorit, rezervuarin e brendshëm të karburantit dhe linjat hidraulike dhe të karburantit përpara se të dilnin përmes trupit të sipërm të avionit", thuhej në raportin hetimor.

Zjarri që e pasoi dogji dy të tretat e pasme të avionit luftarak. Më pas, më 8 qershor 2020, pajisja e uljes së hundës në një tjetër F-35A, e njohur si AF-211, dështoi në uljen në bazën e Forcave Ajrore Hill në Utah, duke sjell dëme të rënda për këtë avion luftarak, sipas raporteve mbi incidentin.

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

Kështu, Forca Ajrore mbeti me dy pjesë të përdorshme prej 75 milionë dollarësh të avionëve luftarakë - hunda e AF-27 dhe pjesa e pasme e AF-211.

Në vend që t'i hiqnin qafe të dy avionët si humbje ekipet morën një vendim të guximshëm në vitin 2022 për të hequr hundën nga AF-27 dhe për ta vendosur te pjesa e mbetur e AF-211, duke maksimizuar kursimet dhe duke i shtuar flotës amerikane një avion operacional.

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

Scott Taylor, inxhinieri kryesor mekanik për prodhuesin “Lockheed Martin” tha se të gjitha seksionet e avionëve mund të çmontohen dhe ri-bashkohen teorikisht, por kjo nuk ishte bërë kurrë më parë.

"Ky është F-35 i parë "Frankin-bird" deri më sot. Kemi bërë histori", tha Taylor.

Puna u krye në Hill AFB, me vegla dhe pajisje krejtësisht të reja, unike të specializuara. Pothuajse dy vjet e gjysmë riparime dhanë rezultat në janar, kur Frankenjet fluturoi për herë të parë, nga Hill AFB në objektin e F-35 të Lockheed Martin në Teksas.

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

"Në fluturimin e parë avioni i rindërtuar performoi sikur sapo kishte dalë nga linja fillestare e prodhimit", tha në një njoftim për shtyp Jeffrey Jensen, inxhinieri kryesor i variantit F-35A.

Në fund të muajit të kaluar, Frankenjet u kthye në Hill AFB dhe u caktua që t’i shërbejë krahut të 338-të luftarak, e njëjta njësi të cilës avioni AF-211 i përkiste fillimisht.

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

Projekti Frankenjet i kushtoi Forcave Ajrore amerikane 11.7 milionë dollarë, duke i kurseyer Pentagonit dhe taksapaguesve 63 milionë dollarë.

Forca Ajrore e SHBA ka 383 F-35A në flotën e saj, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike. F-35A është një nga tre versionet e luftëtarit stealth të ushtrisë amerikane. Trupat e Marinës fluturojnë F-35B - një avion me ngritje të shkurtër, ulje vertikale - dhe Marina fluturon F-35C, i projektuar për operacionet e aeroplanmbajtësve.

F-35 janë bërë gjithashtu një zgjedhje popullore për aleatët dhe partnerët e SHBA-së, me 17 vende që kanë blerë avionë të tillë, sipas Lockheed Martin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos