Të dënuar me nga 15 vite burg në Gjermani, kapen dy kosovarë në Morinë, pritet ekstradimi

Nga A2 CNN
31 Tetor 2026, 10:34 | Kronikë

Të dënuar me nga 15 vite burg në Gjermani, kapen dy kosovarë

Dy shtetas kosovarë të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje me dhunë.

Të arrestuarit banues në Vushtrri, ishin dënuar nga Gjykata e Erfurtit më 1 qershor 2026 me nga 15 vite burg secili, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor “Wanted”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, po vijon procedurat për ekstradimin e tyre drejt Gjermanisë.

Njoftimi i Policisë Morinë, Kukës

Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje me dhunë, kapen në Morinë dy shtetas kosovarë, të dënuar me nga 15 vite burg secili.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit “Wanted”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi dy shtetas kosovarë, konkretisht:

G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri, Kosovë.

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Erfurtit, Gjermani, më datë 01.06.2026, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, Gjermani, vijon punën për finalizimin e ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Gjermanisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos