
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Precedenti”, duke zbardhur katër raste të vjedhjeve me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit, të kryera gjatë muajit tetor.
Në pranga ka rënë Ysen Driza, 30 vjeç, banues në Fier, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes dhe i shpallur në kërkim.
Nga hetimet dyshohet se gjatë periudhës 19-28 tetor 2026, ai ka vjedhur në katër biznese shuma parash, dy telefona celularë dhe pajisje, mes tyre edhe serverin e kamerave të sigurisë.
Policia vijon hetimet për të zbardhur nëse 30-vjeçari është autor i vjedhjeve të tjera. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit.

Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, zbardhen 4 raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme, gjatë muajit tetor.
Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, Ysen Driza.i shpallur në kërkim për vjedhje.
30-vjeçari, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, gjatë natës, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u finalizua operacioni i koduar “Precdenti”, gjatë të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. D., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 19.10.2026 - 28.10.2026, ka vjedhur me thyerje, në 4 biznese në qytetin e Fierit, shuma parash, 2 celularë dhe pajisje (serverin e kamerave).
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)