Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg do të mbajë detyrën e Kancelarit Federal. Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidentit federal. Vendimi vjen në momentin kur kreu i mëparshëm i qeverisë, Karl Nehammer, dha dorëheqjen në fundjavë.
Qeveria e udhëhequr nga konservatorët e Austrisë do të mbajë kontrollin derisa të formohet një qeveri e re koalicioni.
Partia Euroskeptike, e FPO, miqësore me Rusinë, aleate e partisë Fidesz të kryeministrit hungarez Viktor Orban, fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në shtator me rreth 29% të votave, por fillimisht u mënjanua pasi partitë e qendrës u përpoqën të formonin një koalicion pa të.
Këto përpjekje dështuan në fundjavë, duke bërë që presidenti Alexander van der Bellen të fillonte punën për formimin e një qeverie të re. (A2 Televizion)