
Qeveria kroate ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të komunikimit në shkollat fillore dhe të mesme.
Ministri i Arsimit, Radovan Fuchs, shpjegoi se ndryshimet synojnë të rregullojnë sjelljen e nxënësve, të përmirësojnë sigurinë dhe rendin në shkolla dhe të garantojnë ofrimin efektiv të arsimit.
Nxënësit mund të sjellin telefonat në shkollë, por përdorimi i tyre gjatë ditës së mësimit konsiderohet sjellje e papranueshme.
Pajisjet duhet të mbahen në çanta ose në dollapë, ndërsa përjashtimet do të jenë të mundura vetëm për qëllime arsimore, shëndetësore ose të tjera të miratuara nga shkolla.
(A2 Televizion)