Trump pritet të shkarkojë Richard Grenell nga drejtimi i "Kennedy Center"

Nga A2 CNN
13 Mars 2026, 21:32 | Bota

Trump pritet të shkarkojë Richard Grenell nga drejtimi i "Kennedy

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të largojë Richard Grenell nga posti i drejtuesit të Qendrës Kennedy për Artet Performuese.

Sipas CNN njoftimi për largimin e tij mund të bëhet në vijim. Vendimi vjen në një kohë kur institucioni i njohur i artit dhe kulturës në Uashington pritet të mbyllet për rreth dy vite për shkak të rikonstruksionit të planifikuar.

Grenell drejtonte Qendrën Kennedy si president i përkohshëm që prej shkurtit të vitit 2025. Gjatë kësaj periudhe, institucioni është përballur me një sërë polemikash, duke përfshirë anulime të shfaqjeve, protesta, rënie të shitjeve të biletave dhe vështirësi financiare.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë theksoi se Grenell nuk po shkarkohet nga detyra, por se që në fillim ishte parashikuar që ai të ndihmonte gjatë periudhës së tranzicionit dhe më pas të largohej nga posti.

Gjatë drejtimit të tij, Grenell u kritikua nga një pjesë e botës së artit për ndryshime që sipas tyre thyen traditat dhe praktikat e krijuara prej dekadash në institucion. Disa punonjës të Qendrës Kennedy kanë deklaruar se ai nuk kishte përvojë në fushën e artit dhe kulturës.

Megjithatë, mbështetësit e tij kanë thënë se Grenell ishte pikërisht personi i duhur për të zbatuar vizionin e Trump për këtë institucion dhe për të sjellë ndryshime në mënyrën e drejtimit të tij.

Sipas burimeve, largimi i Grenell lidhet edhe me fazën e re të projektit të rikonstruksionit të ndërtesës, ndërsa ai vetë nuk kishte plan të qëndronte gjatë periudhës së punimeve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos