"Ku janë ata që donin copëtimin tonë?" Irani kërkon ruajtjen e unitetit të brendshëm

Nga Erjon Dervishi
16 Korrik 2026, 10:40 | Bota

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, bëri thirrje për unitet kombëtar, pasi presidenti amerikan Donald Trump rivendosi një bllokadë detare në të gjitha portet iraniane dhe kërcënoi se do të godiste termocentralet dhe urat javën e ardhshme, nëse Teherani nuk rifillon negociatat. Teherani thotë se e ka mbyllur sërish ngushticën pasi armiqësitë midis Iranit dhe SHBA-së u rindezën javën e kaluar

"Këto komente dhe veprime vazhdojnë. Por çështja është nëse ata mund ta arrijnë qëllimin e tyre në terren. Ata që vendosën ta copëtonin Iranin tonë – ku ndodhen ata sot? Ne, përmes veprimeve tona (të bazuara në bindjet tona), do të mbrojmë çdo pëllëmbë të tokës sonë; këto komente fyese pasqyrojnë natyrën e tyre, jo tonën. Hapi ynë i parë është ruajtja e unitetit të brendshëm. Çdo veprim apo fjalë që mund të shkaktojë përçarje në shoqëri do të dobësojë forcën tonë. Kjo do të thotë se, edhe para se Amerika të mund të na krijojë ndonjë problem, ne mund t'i shkaktojmë vetes probleme. Si rrjedhojë, duhet të shmangim çdo mesazh që mund të nxisë përçarje dhe mosmarrëveshje; kjo është gjëja më e rëndësishme." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos