“Alienët” e shfaqur në një seancë Meksikë në fillim të këtij viti, thuhet të kenë 30 për qind të ADN-së të një "specie të panjohur".
Zbulimi tronditës erdhi pasi dy trupa të vegjël u shfaqën nga gazetari kontrovers meksikan Jaime Maussan, i cili pretendoi se ishin kufoma të lashta të alienëve të gjetur në Peru.
70-vjeçari tha se zbulimi i tyre ishte gjëja më e rëndësishme që i kishte ndodhur njerëzimit.
Këtë javë, ndërsa iu drejtua Kongresit Meksikan, ai njoftoi se alienëve iu bënë teste të ADN-së dhe rezultatet treguan se 30% e saj nuk ishte nga ndonjë specie e njohur.
Studiuesit që u shfaqën me të konfirmuan se “mumiet me tre gishta ishin autentike".
Zoti Maussan citohet të jetë shprehur: “Unë besoj se ky fenomen është i vetmi që na jep mundësinë për t'u bashkuar. Kjo është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë mënyrë.”
"Ne kemi një shembull të qartë të mostrave jo-njerëzore që nuk kanë lidhje me ndonjë specie të njohur në planetin tonë. Publiku ka të drejtë të dijë për teknologjinë dhe qeniet jo-njerëzore. Ky realitet bashkon njerëzimin në vend që të na ndajë. Ne nuk jemi vetëm në këtë univers i madh; duhet ta përqafojmë këtë të vërtetë. Këto ekzemplarë nuk i përkasin evolucionit tonë tokësor. Ata nuk ishin krijesa të zbuluara pas një përplasjeje të UFO- ve. Përkundrazi, ato u gjetën në miniera diatomike dhe më vonë u shndërruan në mumie të fosilizuara."
Kujtojmë se trupat u zbuluan për herë të parë në Peru dhe u ekspozuan deri në vitin 2017. Ëill Galison, i cili merret me studimin e UFO-ve, është një nga ata që i ka parë mumiet nga afër në Peru dhe pohoi se duhet të jemi "shumë më të shqetësuar" për to. (A2 Televizion)