Gjykata italiane e Palermos ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg Andrea Bonafede-n, topografin i cili dyshohet se i ka dha borxh identitetin e tij bosit mafioz Matteo Messina Denaro. Ai akuzohet për lidhje me mafien dhe dhënie ndihme bosit mafioz.
Bonafede shoqëroi Matteo Messina Denaro në spitalin në Mazara del Vallo, ai ishte postieri që shkoi të merrte recetat nga zyra e mjekut Alfonso Tumbarello në emër të të arratisurit të atëhershëm dhe kishte rënë dakord të merrte dy karta telefonike të përdorura nga shefi.
I akuzuari i dërgoi Messina Denaro recetat e bëra te topografi dhe recetat e nënshkruara nga Tumbarello të nevojshme për terapitë.
Bonafede u mbrojt duke pretenduar se nuk e dinte që pacienti i vërtetë ishte kumbari, por ishte i bindur se ishte kushëriri i tij që kishte tumorin, i cili megjithatë donte të mbante konfidenciale patologjinë.
Bonafede u arrestua më 7 shkurt, hetuesit e akuzuan se kishte mbledhur rreth 140 receta në emër të bosit mafioz.
(A2 Televizion)