“Kufomat” mbushin oborrin përpara Shtëpisë së Bardhë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 09:55 | Bota

Organizata “Amnesty International” organizoi një protestë përpara Shtëpisë së Bardhë, duke vendosur qese kufomash në oborrin e saj, të cilat përfaqësonin në mënyrë simbolike trupat e mijëra palestinezëve të vrarë nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.

Protestuesit vendosën trëndafila dhe qirinj, ndërsa kërkuan që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në konflikt.

Organizatori i protestës së Amnesty-së, Isra Chaker, tha se grupi gjithashtu po i bën thirrje qeverisë izraelite që të lejojë ndihmën humanitare në Gaza pas bombardimeve disajavore nga Izraeli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos