Kurthi që vrau 3 policë në Itali, dalin pamjet e gruas me molotov në dorë, hodhi në erë shtëpinë

Nga Xhevahir Qardaku
16 Tetor 2025, 12:43 | Bota

Kurthi që vrau 3 policë në Itali, dalin pamjet e gruas me molotov

Detaje të reja po dalin në dritë në hetimin ndaj anëtarëve të familjes Ramponi, përgjegjës për shpërthimin në Verona, i cili vrau tre oficerë të forcave speciale të karabinierëve. Besohet se Maria Luisa ndezi fitilin.

Nga pamjet e kamerave të trupit të oficerëve të përfshirë në operacion, gruaja shihet qartë duke mbajtur një koktej Molotov dhe duke e ndezur fitilin me një çakmak, duke shkaktuar shpërthimin e ndërtesës së mbushur me gaz. Për më tepër, siç raportohet nga Il Corriere della Sera, gruaja bërtiti dhe ofendoi policët që iu afruan, shkruan A2 CNN.

Kurthi që vrau 3 policë në Itali, dalin pamjet e gruas me molotov

Të dy vëllezërit ishin strehuar në një lloj bodrumi pranë shtëpisë së fermës. Sapo forcat speciale arritën te dera, ndodhi një shpërthim, duke shkaktuar shembjen e ndërtesës dhe të katit të parë. Suva, pllaka dhe mbeturina fluturonin në çdo drejtim, si predha, ndërsa flakët përhapeshin kudo. Hetuesit janë të bindur se ajo i bindi vëllezërit e saj në këtë veprim dhe se ishte madje e gatshme të “sakrifikonte” veten. Familja Ramponi organizoi kurthin mizor për forcat e rendit, pasi këta të fundit po zbatonin një urdhër sekuestrimi të pronës dhe aseteve pasi nuk kishin shlyer borxhin prej 200 mijë eurosh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos