Garda Revolucionare e Iranit iu drejtua popullit amerikan me një mesazh të drejtpërdrejtë. Përmes një letre prej 26 faqësh, i bëri thirrje amerikanëve të votojnë kundër aleatëve të presidentit donald trump në kongres, në zgjedhjet e mesmandatit.
Në të u kërkohet qytetarëve të përdorin fuqinë e tyre politike për të larguar udhëheqësit aktual nga detyra, dhe të refuzojnë mbështetjen për Izraelin dhe ndërhyrjet ushtarake jashtë vendit.
Edhe pse mesazhi ka pak gjasa të ndikojë te votuesit amerikanë, ai vë në pah disa çështje që, sipas analistëve politikë në SHBA, po e vështirësojnë pozicionin e Donald Trump dhe Partisë Republikane përpara zgjedhjeve për Kongresin më 3 nëntor.
Në këto zgjedhje, demokratët opozitarë mund të rikthejnë kontrollin mbi njërën ose të dyja dhomat e Kongresit.
“Largoni nga pushteti politikanët e këqij, mashtrues dhe të dhunshëm, të cilët janë përgjegjës për gjendjen e tanishme të Amerikës. Sigurohuni që politikanët tuaj ta kuptojnë se bota ka ndryshuar.”
Teksa Katari po përpiqet të ndërmjetësojë bisedime të reja mes Uashingtonit dhe Teheranit, presidenti amerikan Donald Trump mbrojti aksionin ushtarak kundër Republikës Islamike. Ai pohoi se vendi ishte në gjendje të mjerueshme dhe se do të hiqte dorë nga lufta me SHBA.
Epo, ata janë në gjendje shumë të keqe.
Nuk e di nëse do të dorëzohen ende, por do të dorëzohen. E dini, gjatë dy ditëve të fundit kemi nxjerrë më shumë naftë përmes ngushticës së Hormuzit se në çdo moment tjetër të historisë.
Ai përsëriti se lufta po bëhet për të të ndaluar armën bërthamore dhe se Irani nuk do të ketë kurrë një të tillë. (A2 Televizion)