Mbretëria e Bashkuar drejt rikthimit në BE? Ja çfarë paralajmëron kryeministri britanik

Nga A2 CNN
30 Shtator 2026, 08:40 | Bota

Mbretëria e Bashkuar drejt rikthimit në BE? Ja çfarë

Mbretëria e Bashkuar mund të shqyrtojë rikthimin në Bashkimin Europian.

Deklarata u bë nga kryeministri britanik Andy Burnham në një intervistë për BBC. Kreu i qeverisë britanike u shpreh se do të shqyrtohen disa alternativa, nga ruajtja e marrëdhënies aktuale deri te një bashkim doganor, rikthimi në tregun e përbashkët apo edhe rikthimi i plotë në BE.

Deklaratat vijnë një ditë pasi Burnham mbajti fjalimin e tij të parë në konferencën e Partisë Laburiste si kryeministër.

Në fjalim, ai tha se Britania duhet të përcaktojë marrëdhënien e saj afatgjatë me BE-në dhe se qeveria do të shqyrtojë opsionet në kuadër të samitit të ardhshëm Britani-BE.

Në të njëjtin fjalim, Burnham njoftoi edhe ndryshime në sistemin e pensioneve. Nga prilli 2030, qeveria planifikon të heqë lidhjen me rritjen mesatare të pagave nga mekanizmi “triple lock”.

Pensionet do të vazhdojnë të rriten sipas normës më të lartë mes inflacionit dhe 2.5%, ndërsa qeveria vlerëson se ndryshimi mund të kursejë rreth 15 miliardë paund në vit deri në vitin 2040.

Sipas Burnham, kursimet do të ndihmojnë në financimin e reformave të kujdesit social në Angli.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos