Diplomati më i lartë i Rusisë thotë se Moska është shumë e vetëdijshme për përpjekjet "e ngathta" të Bashkimit Evropian për të ndryshuar qëndrimin e Donald Trump ndaj Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, Sergei Lavrov tha gjithashtu se Rusia është në favor të garancive të besueshme të sigurisë për Ukrainën, por shpreson që SHBA-të ta kuptojnë se diskutimi i çështjeve të sigurisë pa Rusinë është një "rrugë për askund".
"Jam i sigurt se në Perëndim dhe mbi të gjitha në Shtetet e Bashkuara e kuptojnë shumë mirë se diskutimi serioz i çështjeve të sigurisë pa Federatën Ruse është një utopi, është një rrugë që nuk të çon askund", vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.
Sipas Lavrov, SHBA-të kanë një pasqyrë gjithnjë e më të qartë të "shkaqeve rrënjësore" të krizës së Ukrainës. (A2 Televizion)