
Ministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se e sheh zgjedhjen e saj për të lejuar SHBA-në të përdorë bazat britanike si "pjesëmarrje në agresion", në një telefonatë me homologen Yvette Cooper.
Duke folur në lidhje me bisedën telefonike me Sekretaren e Jashtme të Britanisë së Madhe, Seyyed Abbas Araghchi zbuloi gjithashtu se kishte kritikuar qasjen "negative dhe të njëanshme" të Londrës dhe kërkoi që ajo të ndërpresë çdo bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Britania e Madhe nuk lejoi SHBA-në të përdorte bazat e saj për sulmet fillestare ofensive kundër Iranit, por më pas dha leje që ato të përdoreshin për veprime mbrojtëse ndaj sulmeve raketore iraniane.
Downing Street tha: "Ne nuk morëm pjesë në sulmet fillestare dhe nuk do të përfshihemi në një luftë të gjërë."
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit shtoi: “Ne kemi autorizuar SHBA-në të përdorë bazat tona për një qëllim specifik mbrojtës dhe të kufizuar në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm dhe të egër të Iranit, dhe gjithmonë kemi thënë se kjo është mënyra më e mirë për të eliminuar kërcënimin urgjent dhe për të rivendosur një rrugë drejt diplomacisë.” (A2 Televizion)