Lëkundje sizmike në Greqi, panik te banorët

Nga A2 CNN
6 Janar 2025, 11:58 | Bota

Lëkundje sizmike në Greqi, panik te banorët

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e së hënës në Giannitsochori të Greqisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet janë regjistruar në orën 10:45, në një distancë katër kilometra në perëndim të bregut Giannitsochori-Zaharos.

Sipas raporteve nga mediat vendase, thellësia e tërmetit ka qenë pesë kilometra, ndërkohë që nuk raportohen dëme apo të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos