Lëkundje të forta tërmeti në Itali

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 09:12 | Bota

Lëkundje të forta tërmeti në Itali

Një tërmet me epiqendër në Campi Flegrei dhe magnitudë 3.6 është regjistruar në Napoli në orën 08:08 të mëngjesit të sotëm.

Nga qendra në Fuorigrotta, tërmeti është ndjerë dukshëm në lagje të ndryshme të Napolit, veçanërisht në katet e sipërme.

Prej muajsh e gjithë zona e Flegrës ka qenë objekt i aktivitetit sizmik, duke krijuar panik te popullata. Mediat italiane bëjnë të ditur se tërmeti u pasua nga lëkundje të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos