Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se vitin e kaluar ai qëndroi në podium dhe tregoi një hartë, të titulluar "Mallkimi", të cilën e nxori sërish gjatë fjalimit të tij në OKB.
Sipas mediave të huaja, Netanyahu ka thënë se ajo tregon "mallkimin e boshtit terrorist të Iranit".
“Ky aks kërcënoi paqen e të gjithë botës, stabilitetin e rajonit tonë dhe vetë ekzistencën e vendit tim, Izraelit”, tha Netanyahu.
Ai pretendon se gjatë vitit të kaluar Izraeli i “goditi me çekan” rebelët Huthi, shkatërroi “pjesën më të madhe të makinerisë terroriste të Hamasit” dhe “gjymtoi Hezbollahun”.
Po ashtu, Netanyahu shtoi se "më e rëndësishmja, ne shkatërruam programin e armëve atomike dhe raketave balistike të Iranit".
Duke prekur vendet në hartë, Netanyahu përmend udhëheqës të ndryshëm, përfshirë Yahya Sinëar të Hamasit, Hassan Nasrallah të Hezbollahut dhe shkencëtarët më të mirë atomikë të Iranit. Të gjithë "janë zhdukur", thotë ai. (A2 Televizion)