Los Angeles rikthehet të digjet, tjetër urdhër evakuimi në rrethina

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 07:54 | Bota

Los Angeles rikthehet të digjet, tjetër urdhër evakuimi në

Autoritetet e qarkut të Los Angeles kanë lëshuar urdhra evakuimi në një zonë rreth 60 kilometra në veri të qytetit, për shkak të një zjarri të ri që shpërtheu pranë liqenit Castaic.

Flakët po djegin kodrat rreth pellgut dhe janë përhapur me shpejtësi, duke mbuluar një sipërfaqe mbi 20 kilometra katrorë në dy orë e gjysmë.

Pothuajse 20 mijë persona kanë marrë urdhër të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zona e prekur nuk është e populluar shumë, por erërat e Santa Ana i shtyjnë flakët drejt jugut, në një zonë që tani është subjekt evakuimi dhe që duket e mbuluar me një re të trashë tymi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos