Producentja e lajmeve ndërkombëtare në A2CNN Rosalba Bejdo duke analizuar situatën në Lindjen e Mesme, tha në emisionin “Dita Jonë” se gjasat janë që lufta mes SHBA-ve dhe Izralit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër pritet të vazhdojë. Bejdo shprehet se lufta do të përshkallëzohet, nga çfarë mund të kuptohet, duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.
“Është një botë turbullirash, kaq është pak por është e sigurt. Më e paparashikueshme se kaq mendoj që nuk ka qenë përgjatë dekadave të fundit, sepse pas një lufte të hapur që vazhdon të gëlojë në zemër të Europës, kemi një front të ri në Lindjen e Mesme, me SHBA-të që kanë nisur një luftë bashkë me Izraelin në Iran. Situata po përshkallëzohet, sepse të gjithë ata që kishin shpresuar, ndoshta edhe vet amerikanët, që lufta mund të zgjaste pak ditë, duke menduar që ndoshta Irani do të binte pre e presionit amerikan dhe izraelit, tani po kuptohet nga të gjitha deklaratat e zyrtarëve amerikanë dhe atyre të izraelit, që lufta ka gjasë të zgjasë. Edhe pse ka pasur deklarata të tilla që s’do të jetë si lufta në Iran dhe Afganistan, indiciet tregojnë, edhe deklaratat e SHBA-ve, Pentagoni ka dalë së fundmi në një deklaratë, që do të jetë një luftë që do të zgjasë. E ka thënë edhe komandanti i Forcave Amerikane që operacioni ushtarak, edhe vala më e madhe e sulmeve, nuk ka ardhur ende”, tha Bejdo. (A2 Televizion)