Rihapet pas 5 ditësh aeroporti kryesor i Izraelit, IDF vijon sulmet në Iran

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 08:00 | Bota

Rihapet pas 5 ditësh aeroporti kryesor i Izraelit, IDF vijon sulmet në

Aeroporti "Ben Gurion" i Izraelit është rihapur pasi u mbyll pesë ditë më parë në fillim të sulmeve të përbashkëta ushtarake izraelite dhe amerikane ndaj Iranit, raporton A2CNN.

Në fluturimin e parë këtë mëngjes u riatdhesuan izraelitët që kishin mbetur jashtë vendit.

Linjat ajrore izraelite pritet të ndihmojnë në kthimin e rreth 100,000 izraelitëve që nuk kanë mundur të kthehen që kur Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën.

Autoritetet izraelite miratuan një rihapje të pjesshme të hapësirës ajrore në faza, në varësi të zhvillimeve të sigurisë.

Sakaq, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, IDF, bënë me dije se kanë goditur një lëshues raketash balistike, në qytetin Iranian të Qomit. Operacioni është kryer gjatë orëve të natës. Po ashtu është goditur edhe një sistem i mbrojtjes ajrore në qytetin e Isfahanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos