Presidenti amerikan, Donald Trump, u pa duke i zgjatur dorën presidentit kinez, Xi Jinping, të enjten, teksa të dy hipën në një shkallë lëvizëse gjatë samitit të APEC-ut.
Xi e kapi Trumpin nga krahu, në pjesën e poshtme, teksa ngjiteshin në shkallën lëvizëse, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, dhe delegacioni i tij hipën menjëherë pas tyre, shkruan A2 CNN.
Trump dhe homologët e tij kinezë dhe rusë përfunduan më herët të enjten një takim trepalësh të paprecedentë, gjatë të cilit diskutuan luftën në Ukrainë dhe kontrollin e armëve bërthamore.
Në përfundim të takimit, tre liderët nuk bënë asnjë deklaratë të menjëhershme. (A2 Televizion)