Lufta e mafias vazhdon në Itali. Një prej drejtuesve të vjetër të Kamorrës, Raffaele Afeltra, u vra me armë zjarri në Pimonte të Napolit.
69-vjeçari ishte një emër shumë i njohur për forcat e rendit dhe ishte liruar së fundmi nga burgu pasi kishte vuajtur një dënim prej më shumë se njëzet vjetësh.
Karabinierët mbërritën në vendin e vrasjes, duke kërkuar prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e vrasësve.
Viktima ndodhej në makinën e tij, ndërsa autorët u afruan drejt mjetit duke shtënë disa herë me pushkë gjahu. Hetuesit po hetojnë gjithashtu të kaluarën e viktimës dhe lidhjet e tij të mundshme me qarqet kriminale lokale. (A2 Televizion)