Kreu i Kompanisë Kombëtare të Naftës iraniane tallet me Trumpin: Postimet e tij janë për të qeshur

Nga A2 CNN
31 Gusht 2026, 09:11 | Bota

Kreu i Kompanisë Kombëtare të Naftës iraniane tallet me

Kreu i Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit ka reaguar me ironi ndaj një videoje të publikuar nga presidenti amerikan Donald Trump në rrjetet sociale, e cila pretendonte të tregonte një sulm shkatërrues ndaj ishullit Kharg.

Trump publikoi një video të krijuar me inteligjencë artificiale, duke e shoqëruar me mesazhin: “Kharg Island being blown to smithereens!!! President DJT”. Postimi erdhi pasi Shtetet e Bashkuara goditën ishullin Larak në Gjirin Persik, në sulmin e parë të këtij lloji që prej muajit korrik.

Kreu i kompanisë iraniane të naftës i cilësoi deklaratat e Trumpit si “për të qeshur”, duke theksuar se operacionet e naftës në Kharg Island nuk janë ndërprerë.

Sipas agjencisë iraniane Fars, situata në ishull është e qetë dhe po vijojnë punimet për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga sulmet e mëparshme.

Kharg Island është një nga nyjet më të rëndësishme energjetike të Iranit dhe, para shpërthimit të luftës, përpunonte rreth 90% të eksporteve të naftës iraniane.

Ndërkohë, tensionet në rajon kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës Brent u rrit me rreth 2.5%, duke kaluar në 90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI u rrit me rreth 2.2%, në 85.23 dollarë për fuçi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos