Aksident në Kavajë, humb jetën 49-vjeçari

Nga A2 CNN
31 Gusht 2026, 10:09 | Kronikë

Aksident në Kavajë, humb jetën 49-vjeçari

Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gose–Vilbashtovë në Kavajë. Viktima është përplasur nga një makinë ndërsa po drejtonte një motomjet. 

"Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose–Vilbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos