Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se kishte planifikuar një takim të klasifikuar me udhëheqjen e Kongresit.
Shkak është bërë kërkesa e një grupi republikanësh ndaj Presidentit Biden për të deklasifikuar të gjitha informacionet që lidhen me kërcënimet e sigurisë kombëtare.
Informacionet kanë të bëjnë me faktin se rusët duan të vendosin një armë bërthamore në hapësirë. Bëhet fjalë për të përdorur armë bërthamore kundër satelitëve.
Jake Sullivan, u pyet disa herë nga gazetarët në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me kërkesën e grupit republikan, por ai nuk pranoi të deklaronte në mënyrë specifike nëse takimi i së enjtes do të ishte për të diskutuar atë kërcënim të raportuar. (A2 Televizion)