Polici “arush” nxjerr narkotrafikanten nga strofulla për Shën Valentin

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 18:19 | Bota

Policia peruane shfrytëzoi ditën e Shën Valentinit për të arrestuar dy trafikante droge përmes një agjenti të maskuar si arush, i cili arriti të nxirrte të dyshuarat nga banesa e tyre.

Operacioni u zhvillua në veri të Limës, kur polici “arush” u shfaq te dera e banesës ku mbahej droga, me një tullumbace të kuqe me mesazhe dashurie dhe një tortë.

Kur dera u hap agjentët dolën me shpejtësi nga vendet ku qëndronin dhe bënë arrestimet. Brenda në banesë u gjet një sasi e madhe kokaine e ndarë në doza dhe gati për shitje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos