
Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, e cila citon burime mjekësore.
Sipas të njëjtave burime, 173,727 persona janë plagosur si pasojë e sulmeve, shkruan A2CNN.
Raporti thekson se, megjithëse në tetor 2025 u arrit një marrëveshje armëpushimi, sulmet izraelite në Gaza kanë vazhduar çdo ditë.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, 1,123 persona janë vrarë dhe 3,616 të tjerë janë plagosur, sipas Wafa. (A2 Televizion)