
Komisioni i Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore ka kërkuar shtyrjen e afatit të funksionimit deri më 30 nëntor 2026, ndërsa kërkesa pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Konferencës së Kryetarëve, shkruan A2 CNN.
Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, shtyrja kërkohet me qëllim përfundimin e punës për një reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse, duke i dhënë më shumë kohë Komisionit për trajtimin e çështjeve të mbetura.
Gjithashtu në kërkesë thuhet se procesi ka kërkuar më shumë kohë për shkak të numrit të lartë të rekomandimeve dhe opinioneve që duhet të trajtohen, si dhe ardhjes së fundit të vlerësimit të Komisionit të Venecias.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )