
Spanja vazhdon të thyejë rekorde dhe të konfirmojë dominimin e saj në futbollin botëror. Me fitoren 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, "La Roja" e çoi në 37 serinë e ndeshjeve radhazi pa humbje, duke barazuar rekordin historik të Italisë mes viteve 2018 dhe 2021.
Skuadra e Luis de la Fuente nuk ka pësuar asnjë disfatë që prej marsit 2024, duke fituar trofe si EURO 2024, UEFA Nations League dhe tani duke siguruar një vend në finalen e Botërorit, shkruan A2.
Mbrojtja spanjolle ka qenë një nga pikat më të forta të këtij turneu, duke pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshje, ndërsa loja e kontrolluar dhe dominimi në posedim kanë qenë marka dalluese e ekipit.
Tashmë Spanja ndodhet vetëm një fitore larg jo vetëm ngritjes së trofeut të dytë të Kupës së Botës në histori, por edhe vendosjes së një rekordi të ri absolut për kombëtaret evropiane, me 38 ndeshje radhazi pa humbje. (A2 Televizion)