Lumi i Senës ende i papërshtatshëm për not, nivel i lartë ndotjeje një muaj para Lojërave Olimpike

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 15:49 | Bota

Lumi i Senës ende i papërshtatshëm për not, nivel i

Lumi i Senës ende po dështon në testet e cilësisë së ujit, një muaj përpara Lojërave Olimpike të Parisit, ku janë planifikuar të zhvillohen garat e notit. Testet e fundit, të përfunduara javën e kaluar, treguan se nivelet e baktereve E.Coli, tregues i mbetjeve fekale, janë shumë mbi kufijtë e sipërm të vendosur nga federatat sportive. Më 18 qershor, niveli i E.Coli ishte 10 herë më i lartë se nivelet e pranueshme.

“Cilësia e ujit ka mbetur në këtë pikë për shkak të kushteve të pafavorshme hidrologjike, diellit të pakët, temperaturave sezonale dhe ndotjes në rrjedhën e sipërme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryetarit të bashkisë. 

Autoritetet franceze kanë shpenzuar 1.4 miliardë euro dekadën e fundit, duke u përpjekur të pastrojnë lumin, të përmirësojnë sistemin e kanalizimeve të Parisit, si dhe të ndërtojnë objekte të reja për trajtimin dhe ruajtjen e ujit. Por stuhitë e mëdha ende pushtojnë rrjetin e ujërave të zeza të kryeqytetit, disa prej të cilave datojnë në shekullin e 19-të, duke çuar në derdhjet e tyre drejtpërdrejt në lumë.

Megjithatë, organizatorët këmbëngulin se me motin e thatë dhe diellin e nxehtë gjatë korrikut, do të jetë e mjaftueshme për ta bërë Senë të përshtatshme për garat e notit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos