Nevoja për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Mesme është nënvizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike që pati sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Siç thuhet në një deklaratë e bërë publike nga Elisée, presidenti francez shprehu solidaritetin e tij me popullin e Izraelit pas sulmit "të paprecedentë" të Iranit kundër Izraelit. Ai nënvizoi se ky sulm krijon rrezikun e një përshkallëzimi, prandaj theksoi nevojën që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje.
Referuar zyrës së shtypit, Macron vuri në dukje se Franca dëshiron të punojë me aleatët e saj për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Për këtë arsye, ai nënvizoi gjithashtu nevojën për ndihmë të menjëhershme humanitare për Gazën, duke përsëritur thirrjen për një armëpushim.
Në fund, presidenti francez deklaroi se e vetmja zgjidhje paqësore që mund të ekzistojë është krijimi i dy shteteve në rajon. (A2 Televizion)