Marrëveshja e paqes, Hamasi konfirmon: Luftës në Gaza po i vjen fundi

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 07:19 | Bota

Marrëveshja e paqes, Hamasi konfirmon: Luftës në Gaza po i vjen

Hamasi, me anë të një deklarate për shtyp, njoftoi se është arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Gaza.

Hamasi gjithashtu i bëri thirrje Trumpit dhe vendeve të përfshira që ta detyrojnë Izraelin ta ndjekë plotësisht marrëveshjen.

Hamasi thotë se marrëveshja do "i japë fund luftës në Gaza, do të sigurojë tërheqjen e plotë të forcave pushtuese, do të lejojë hyrjen e ndihmës humanitare dhe do të zbatojë një shkëmbim të burgosurish", shkruan A2.

Gjithashtu,  Hamasi falënderon Katarin, Egjiptin, Turqinë dhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për përpjekjet e tyre të ndërmjetësimit.

Populli i Gazës "ka treguar guxim, nder dhe heroizëm të pakrahasueshëm", shton Hamasi në deklaratën e tij.

"Ne kurrë nuk do t'i braktisim të drejtat kombëtare të popullit tonë derisa të arrihen liria, pavarësia dhe vetëvendosja", shton më tej Hamasi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos