Një djalë i ri më fëmijën e mitur ne krah është futur mes policëve duke i thënë hiqini kapelet dhe bashkojuni protestuesve.
“Hiqini kapelet, hiqini kapelet, nëse jeni burra bëjeni për kombin shqiptar”, u bërtiste i riu punonjësve të policisë
Qytetari i revoltuar u shkoi tek për tek të gjithë punonjësve të policisë. Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raportoi në Çdo kënd me Merita hakljan në A2 CNN se ky ishte një gjest simbolik. Më herët gazetarët e A2 CNN raportuar se pati disa momente paqeje në bulevardin Dëshmorët e Kombit mes protestuesve dhe policisë. (A2 Televizion)