Marrëveshja për pengjet dhe armëpushimin, Hamasi duhet të përgjigjet sot

Nga A2 CNN
2 Maj 2024, 07:06 | Bota

Marrëveshja për pengjet dhe armëpushimin, Hamasi duhet të

Udhëheqësit e Hamasit po studiojnë propozimin e armëpushimit në Gaza, të paraqitur nga ndërmjetësit egjiptianë dhe shpresojnë të përgjigjen brenda ditës së enjte nëse janë dakord me të apo jo.

Kështu raporton grupi i militantëve në Gaza, përmes një deklarate dërguar mediave perëndimore.

Raundi aktual i bisedimeve të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit duket të jetë serioz, por palët mbeten shumë larg njëra-tjetrës për një çështje kyçe: nëse lufta duhet të përfundojë apo jo.

Duke përsëritur qëndrimet e tyre themelore, udhëheqësit e Hamasit thanë se po punojnë për një përgjigje ndaj propozimit që do të çonte në përfundimin e operacioneve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, dërgimin e ndihmave humanitare shumë të nevojshme, fillimin e rindërtimit të territorit të shkatërruar, si dhe lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Ndërkohë, ndonëse Perëndimi e cilëson si bujar propozimin më të fundit izraelit, ende nuk ka mundur të bindë kryeministrin Netanjahu që të heqë dorë nga ofensiva e tij në Rafah.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos