All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Masakër në ditën e të dashuruarve, 27-vjeçari vret nënën dhe motrën e ish të dashurës

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 08:30 | Bota
Masakër në ditën e të dashuruarve, 27-vjeçari vret
All - Paragraf - 1

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Italinë në ditën e të dashuruarve. Një 27-vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe motrës së ish të dashurës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen popullore San Valentino të Cisterna di Latina.

46-vjeçarja Nicoletta Zomparelli dhe e bija e saj 19 vjeçe, Renée Amato, nuk mundën t’i shpëtonin të shtënave me armë të Cristian Sodano, i cili shkoi në shtëpinë e tyre, pas një debati me ish-in e tij, Desirée Amato, me të cilën ishte ndarë së fundmi.

All - Paragraf - 3

Financieri nuk e pranoi kurrë fundin e lidhjes dhe objektivi i tij ishte t'i merrte jetën 22-vjeçares, e cila u fsheh në tualet dhe qëndroi aty deri në mbërritjen e policisë që e ka gjetur në gjendje shoku.

Të pafata ishin nëna dhe motra e saj që ndërhynë për të ndalur 27-vjeçarin. Me të mbërritur në shtëpi, policia gjeti trupat e dy grave, ndërsa 27-vjeçari u arrestua, teksa po tentonte të kthehej në shtëpi. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos