Mbahet tubim pro-Palestinës në Londër, arrestohen nga Policia disa persona

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 16:30 | Bota

Mbahet tubim pro-Palestinës në Londër, arrestohen nga Policia

Një "numër i vogël" arrestimesh është bërë në një demonstratë pro-Palestine në Londër.

Sipas mediave të huaja, Policia Metropolitane tha se një grup kundër-protestuesish shkelën kushtet e vendosura për marshimin, gjë që çoi në një "përleshje midis disa individëve".

"Oficerët shkuan shpejt në vendngjarje për të ndarë të përfshirët, duke bërë që një numër i vogël personash të arrestoheshin", tha policia.

Qindra mijëra protestues pro-palestinezë pritet të mblidhen për një marshim dhe fjalime në qytet, shkruan A2 CNN.

Policia ka marrë masa për të parandaluar një përplasje midis marshuesve pro-Palestinezë dhe kundërprotestuesve të Lëvizjes “Stop The Hate”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos