Mbështetje për shtetin e Bosnjës, avionët amerikanë të luftës fluturojnë mbi “kokën” e Dodik

Nga Xhevahir Qardaku
8 Janar 2024, 19:38 | Bota

Mbështetje për shtetin e Bosnjës, avionët amerikanë

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh tepër të fortë Millorad Dodik, liderit të Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Avionët luftarakë F-16 të forcave ajrore amerikane kanë kryer stërvitje me ushtrinë e Bosnjes në pjesën veriore të vendit. “Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq derisa sfidohen Marrëveshja për Paqe e Dejtonit dhe institucionet e Bosnjës”, njofton ambasada e SHBA-ve në Sarajevë.

Selia diplomatike Amerikane e konsideron stërvitjen e përbashkët, “një dëshmi për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të siguruar sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës”.

Ambasada i rikujton Dodikut se kushtetuta e Bosnjes nuk lejon të drejtën e shkëputjes. Politikani i afërt me Vuçiç dhe Putinit paralajmërohet se nëse tenton shkëputjen do të përballet me një reagim të SHBA-ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos