Një “update” i bërë nga kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike duket se është shkak për kolapsin në të cilin janë përfshirë aeroportet, bankat dhe disa biznese të tjera në të gjithë botën.
Kompania amerikane njoftoi se është duke punuar për ta rikthyer sistemin në gjendje normale. Kështu, problemet që po përjetojnë kompani të ndryshme kritike në të gjithë botën me rrjetet e komunikimit nuk janë pasojë e ndonjë hack-imi apo ndonjë veprimi tjetër dashakeqës.
Microsoft njoftoi më herët gjatë ditës së premtes se shërbimet “cloud” ishin rikthyer kryesisht në normalitet pas problemeve me aplikacionet në SHBA.
Përditësimi i aplikuar nga CrowdStrike duket se preku direkt sistemet Windoës në të gjithë botën teksa përdoruesit raportuan se në ekranet e laptopeve të tyre u shfaq ajo që njihet si “ekrani blu i vdekjes.”
Linjat ajrore, bankat, kompanitë e telekomit ishin mes shumë bizneseve të tjera që raportuan probleme mëngjesin e së premtes.
Sipas njoftimeve, më shumë se 1,000 fluturime janë anuluar rreth e qark botës deri më tani. Shifrat, që më saktësisht janë 1,078, pritet që të rriten ende më shumë. (A2 Televizion)