Mbi 200 të vrarë në Gaza, alarm për përhapjen e sëmundjeve

Nga Rosalba Bejdo
30 Dhjetor 2023, 14:22 | Bota

Mbi 200 të vrarë në Gaza, alarm për përhapjen e

Zjarr artilerie dhe bombardime te ashpra ajrore goditën qytetin jugor të Khan Junis në Gaza mbrëmjen e së premtes, kur rreth 200 persona u raportuan si të vrarë në 24 orë. Avionët izraelitë ndërmorën gjithashtu një seri sulmet ajrore ndaj kampit të Nuseirat në qendër të Gazës.

Forcat e Tel Avivit po mësyjnë Khan Junis në përgatitje të avancimit të mëtejshëm më në jug të qytetit, të cilin e konsiderojnë si bastion të Hamasit. Banorët raportuan përleshje të armatosura intensive mes ushtrisë dhe militantëve, ndërsa Izraeli pretendon se ka eliminuar dhjetëra terroristë. Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se trupat po arrinin në qendrat e komandës së Hamasit dhe depot e armëve.

“Po zhvillojmë një aksion intensiv në Rripin e Gazës, i cili do të vazhdojë deri sa të përmbushim qëllimet. Në këtë moment jemi përqendruar tek zona e Khan Younis. Rezultatet nuk do të vonojnë”, tha Yoav Gallant.

Teksa zgjerimi i operacionit ushtarak të izraelit po detyron shpërnguljen e mijëra vetëve, shtohen raportimet për përhapjen e sëmundjeve. OKB denoncon se vonimi i ndihmave që mbërrijnë në territor është plotësisht i papërshtatshëm. Tel Avivi këmbëngul se nuk po i kufizon ndihmat dhe se problemi është tek shpërndarja. Mbi 21,500palestinezë kanë humbur jetën që prej nisjes së luftës, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë. Një foshnje u nxor e gjallë nga rrënojat në qytetin e Rafahut të premten, pasi nëna e saj u vra në një sulm izraelit.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos